Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Mësohet se një automjet ka përplasur një 68-vjeçar, i cili përfundoi në spital.

Ngjarja ndodhi pak metra larg “Kryqëzimit të Dinamos”, në rrugën e spitaleve.

Automjet tip “Ford” ka përplasur të moshuarin, i cili duket se në atë moment ka tentuar që të kalojë rrugën.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al