Një aksident ka ndodhur ditën e diel në segmentin rrugor Bisht Kamëz- Katër Rrugët e Fllakës. Drejtuesi i automjetit  tip Opel,  Ismet Kola 32 vjeç,  banues në Durrës ka goditur nga mbrapa mjetin karrocë që tërhiqej nga një kafshë (kalë) me drejtues  A. Sh.  42 vjeç,  banues në fshatin Erzen, Durrës.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi  i karrocës , bashkëshortja e tij  H.Sh 27 vjeçe, dhe  fëmijët e tyre   K.Sh. 6 vjeçe dhe K.Sh. 4 vjeç, të cilët kanë qenë në karrocë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës  jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore të kryerja rezultoi se Ismet Kola nuk kishte leje drejtimi./tvklan.al