Një person ka mbetur i plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur tek kryqëzimi i Patokut në aksin rrugor Milot – Mamurras.

Një këmbësore është përplasur nga një automjet, teksa po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Policia e Lezhës sqaron se plagosura ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa identiteti i saj nuk dihet ende.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Lezhë

Informacion paraprak

Më datë 20.11.2017, rreth orës 16:50 është marrë njoftim se në superstraden Lezhë-Tiranë , tek mbikalimi i Patokut, ka ndodhur nje aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur  shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:

 Automjeti me targa AA 567LO me drejtues shtetasin G.R. ,ka përplasur një këmbësore (akoma e paindentifikuar )

 Shtetësja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore ku është nisur menjëherë për në Q.S.U. Tiranë.

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. /

tvklan.al