Një punonjës i policisë rrugore ka mbetur i plagosur pasi u përplas nga një automjet tek Selvia në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit njoftojnë se një makinë Mercedes Benz që drejtohej nga qytetari me iniciale I.R, përplasi motorin e policisë rrugore.

Punonjësi i policisë është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.

/tvklan.al