Një 3 – vjeçar ka humbur tragjikisht jetën këtë të diel, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë.

Burime zyrtare sqaronë se 31 – vjeçari M. V udhëtonte me një makinë Volkswagen kur aksidentoi të miturin me iniciale F. L.

Për pasojë 3 – vjeçari ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e saj.

Policia ka shoqëruar 31 – vjeçarin për veprime të mëtejshme proceduriale./tvklan.al