Tiranë-Një e moshuar është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, në rrugën internacionale të Rinasit, pranë rreth rrotullimit Rinas.

Sipas policisë një automjet me targa SH 3392 E, që drejtohej nga shtetasi A. D., ka aksidentuar këmbësoren Z. K., 80 vjeçe.

vlcsnap-2016-10-21-13h29m32s691

E moshuara është dërguar në QSUT në gjendje të rëndë, por ka gjetur vdekjen në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë./tvklan.al