Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal në fshatin Moravë ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar njëri nga shoferët me iniciale A.T. dhe pasagjeri J.Sh., ndërsa është plagosur edhe pasagjerja P.P. që udhëtonte me automjetin tjetër.

Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur përplasja mes mjeteve.

Sikurse shihet në video, një nga makinat është përmbysur dhe ka përfunduar në anë të rrugës.

Ndërsa mjeti tjetër, tip Toyota autoshkollë, ka pësuar dëmtime të mëdha nga krahu i pasagjerit.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Beratit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al