Një person ka mbetur i lënduar këtë të enjte, pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur orës 14:50 në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Sovjan.

I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur 30 – vjeçari me kombësi egjiptiane, punonjës  i projektit Trans Adriatic Pipeline. Ai mësohet se udhëtonte një mjet fuoristradë me targë AA 898 PM, kur u përplas me një kamion “Benz” me targë AA267OJ.

30 – vjeçari është nisur drejt Spitalit të Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për rastin në fjalë është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al