Një i ri ka gjetur vdekjen në një aksident, në orët e para të ditës së sotme. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë- Këmishtaj , në fshatin Mërtish, rreth orës 01:30.

22-vjeçari, Jovan Rrushi po udhëtonte me një automjet tip “Benz”, me targa AA 567 NM. Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese.

I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./tvklan.al