Përplasja e një automjeti me një zetor i ka marrë jetën një personi mbrëmjen e sotme, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime paraprake nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Korçë, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Një automjet me targa AA 613 NL është pëplasur me një zetor e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit, si edhe është plagosur bashkëshortja e tij, e cila po transportohet në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Momentalisht nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës dhe personave të tjerë të përfshirë në aksident.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesi i mjetit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al