Një makinë ka tentuar të përplasë disa ushtarë në qytetin Grenoble të Francës. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, pasi ushtarët mundën të shmangeshin.

Automjeti i dyshimtë është arratisur, ndërsa kanë nisur kërkimet për arrestimin e shoferit. Autoritetet janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë së rrugëve për të gjetur targat e makinës që sulmoi ushtarët francezë.

Paraprakisht dyshohet se ky sulm mund të ishte akt terrorist. Në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme të sulmeve terroriste, kur makina ka përplasur turmën e këmbësorëve.

Kujtojmë se disa ditë më parë, më 23 Mars, katër persona u vranë në një pengmarrje që u konsiderua sulm terrorist.

/tvklan.al