Kryetarja e delegacionit të komisionit parlamentar të MSA – së, BE – Shqipëri, Monica Macovei vlerëson marrëveshjen Rama – Basha që sipas saj duhet ti shërbejë integrimit të vendit.

“Eshtë mirë kur liderët e qeverisë dhe opozitës gjejnë një marrëveshje në përfitim të qytetarëve. Ka patur vite të luftës së ashpër midis dy kampeve, që nuk u sollën asnjë përfitim qytetarëve Shqiptarë. Të gjitha forcat politike duhet të jenë bashkë për procesin e anëtarësimit. Nëse ata vazhdojnë të luftojnë njëra – tjetrën për pushtetin, nuk do bëjnë reformat e anëtarësimit.”

Makovei mbështet kriteret e Hahn ndaj Shqipërisë përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit.

“Proçesi i Vetting – ut është i rëndësishëm, por po aq i rëndësishëm është që Vetting – u të jetë korrekt, tërësor dhe ai i duhuri me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë, pasi kam përshtypjen, se qytetarët Shqiptarë nuk i besojnë Vetting – ut që bëhet nga partitë politike dhe eskpertëve të tyre. Së dyti, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sigurisht që zgjedhjet janë kushti kryesor për një demokraci, madje pjesë e përfkufizimit të një demokracie. Dhe së treti, është shumë e rëndësishme që të ndalet prodhimi dhe trafiku i kanabisit.”

Makovei i ka dërguar një letër Komisionit Europian ku i kërkon të ndërhyjë për të mbështetur luftën kundër drogës.

/TV KLAN