MalandrinoIlia Kareli, shqiptari i cili vrau para dy ditësh gardianin e burgut në Malandrino është gjetur i vrarë në qelinë e tij.

Lajmi bëhët i ditur nga mediat greke të cilat thonë se ai u gjet i vdekur sot në mëngjes në qelinë e tij nga gardinët e burgut.

Nga informacionet e para thuhet se vdekja e shqiptarit ka ardhur për arsye natyrale, por pritet raporti i mjekësisë ligjore.

Ai vrau para dy ditësh gardianin e burgut pasi nuk i dha leje për të parë nënën e tij të sëmurë.

Kareli ishte i dënuar për grabitje, vrasjen e një çifti në Athinë dhe trafik droge.

Edian Gjoni