protesta malesi e madhe24 specialistë të drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Malësisë së Madhe kanë protestuar përpara drejtorisë për lirimin nga puna. Të revoltuar, ata shprehen se nëse kjo situatë nuk zgjidhet, protestat e tyre do të përshkallëzohen deri në grevë urie.

24 specialistët janë liruar nga puna për  shkak të reformës së ndërmarrë në drejtorinë e pyjeve, por ata kanë refuzuar të marrin në dorëzim shrkesën zyrtare.

Specialistët të cilët morën pjesë në protestë shprehen se me këtë që po bëhet është duke u shkatërruar plotësisht truri i pyjeve të Shqipërisë duke bërë që kjo pasuri kombëtare të shkoj drejt degradimit.

redaksia tvklan.al