Pas masakrës së 22 Majit në Manchester Arena, ku mbetën të vrarë 22 persona dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, të apasionuarit pas teorive konspirative kanë nxjerrë në pah faktin se shumë sulme terroriste kanë ndodhur më datë 22.

22 Mars 2017: 5 persona mbetën të vrarë kur ekstremisti islamik, Khalid Masood hyri me makinë në urën Westminster, pranë Shtëpisë së Parlamentit britanik dhe hipi mbi trotuar duke marrë përpara këmbësorët, përpara se të përplasej kangjellat jashtë Pallatit të Westminster.

Ai goditi me thikë oficerin e policisë Keith Palmer, 48 – vjeç, duke e lënë të vdekur dhe vrau gjithashtu turistin amerikan Kurt Cochran, turisten rumune Andreea Cristea, 31 – vjeç, britaniken Aysha Frade, 44 – vjeç dhe 75  – vjeçarin Leslie Rhodes.

Masood u qëllua për vdekje nga policia.

22 Mars 2016: Sulmi terrorist në aeroportin e Brukselit në Belgjikë ndodhi gjithashtu më datë 22. Më shumë se 30 persona mbetën të vrarë ndërsa të paktën 340 u plagosën, pasi dy bomba shpërthyen në terminalin e aeroportit dhe në stacionin e metrosë Zaventum.

22 Maj 2013 – Lee Rigby, ushtar i Ushtrisë Britanike u vra me thikë nga terroristët. Autorët, të cilët u përpoqën t’i prisnin atij kokën në rrugë dhe i morën jetën ishin ekspremistë të frymëzuar nga al – Qaeda, të lindur në Britani.

22 Korrik 2016: Një adoleshent hapi zjarr në një qendër tregtare në Mynih.  Ali David Sonboly, një 18 – vjeçar gjermano – iranian u përshkrua nga autoritetet si me probleme psikologjike.

22 Korrik 2011: Një ndër vrasjet masive më të rënda të historisë botërore. Anders Breivik bombardoi një qendër qeveritare në Norvegjisë, duke vrarë 7 persona, përpara se të shkonte në një kamp të rinjsh dhe të vriste 80 të tjerë.

22 Shtator 2013: Terroristët bombarduan një kishë në Peshawar, Pakistan duke vrarë të paktën 78 persona.

Megjithatë vlen për t’u theksuar se shumë sulme të tjera terroriste kanë ndodhur në data totalisht të ndryshme, siç është rasti i sulmit të 7 Korrikut në 2005 -ën, në Londër./tvklan.al