Shmangte detyrimin doganor duke futur kontrabandë mallra të fallsifikuara të shumë marka të njohura, si Louis Vuiton, Prada, Timberland, Calvin Clain, Lacoste, Channel, Adidas, Rado dhe Nike

Gjatë një kontrollit të ushtruar nga Hetimi Doganor në Durrës është konstatuar se 25 vjeçari, Ilir Hima banues në Tiranë, kishte shmangie e detyrimit doganor në shumën rreth  856 595 lekë, duke mos deklaruar në mënyrë të plotë të gjithë sasinë e mallrave.

Në cilësinë e provave materiale, i’u sekuestrua:

• 2046 copë rripa mesi;

• 3292 copë çanta;

• 1785 copë portofola;

• 123 copë kapele dhe

• 35 copë ora dore.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera “dhe”Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”/tv.klan.al