Manchester City ruan kryesimin e Premier League, madje me arrogancën e golave. Skuadra e Pepe Guardiolas shënoi 7 herë në portën e Stoke City duke treguar forcën dhe dëshirën për të fituar këtë sesion titullin kampion.

Kjo fitore e uli sërish rivalin e qytetit, Manchester United në vendin e dytë. Ekipi i Mourinho u ngjit për pak orë në shkallën më të lartë pasi barazoi pa gola në fushën e Liverpool.

Paraqitjen më të mirë e bëri David de Gea, që shpëtoi Manchesterin nga një gol i sigurt në minutën e 34 të ndeshjes.

Ndërkaq Chelsea i Antonio Contes u mund 2-1 nga Crystal Palace i vendit të fundit në kampionat./Tv Klan