Antony Martial me golin e minutës së 54 ndaj Burnley i dha fitoren Manchester United si dhe e mban në vendin e dytë 3 pikë nga Chelsea ndjekës. Skuadra e Manchester kishte disa raste por nuk arriti t’i shfrytëzonte.

Chelsea fitoi 4-0 në transfertë ndaj Brightonit. Ky ishte suksesi i parë për këtë vit për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte, që e kishte nisur vitin me 2 barazime.

Arsenali e mbylli historinë me Crystal Pallace për 22 minuta. Topcinjtë bombarduan portën e skuadrës mike. Në takimet e tjera Everton barazoi 1-1 me West Brom, Leicester fitoi 2-0 me Watfordin.

Tv Klan