Rei Manaj dhe Thoma Strakosha janë dy të rinjtë shqiptarë që po befasojnë në Serie A. Të dy treguan se e meritojnë vendin e titullarit. Manaj hyri në fushë si zëvendësues dhe me golin e tij shmangu humbjen e Pescara në fushën e Genoa.

Rei Manaj, futbollist i Pescara: 

Mund të kishim marrë edhe 3 pikë, por tani duhet të punojmë dhe me lojën e pjesës së dytë të përpiqemi të fitojmë para tifozëve tanë.

Strakosha festoi fitoren e parë në fushë, duke përfituar nga mungesa e Marchetti, i cili është i dëmtuar. Portieri 21-vjeçar zhvilloi një ndeshje të mirë.

Thoma Strakosha, futbollist i Lazio:

Jam i lumtur për paraqitjen dhe akoma më shumë për rezultatin. Trajneri beson tek unë. Kësaj here pata më shumë kohë për tu përqendruar. Marchetti më dha këshilla, më qëndroi pranë dhe më tha që të jem i qetë.

Si Manaj dhe Strakosha janë pjesë e Kombëtares Shpresa, por janë afruar edhe nga Gianni De Biasi në atë të madhen./ TV KLAN