Rei Manaj do të jetë një lojtar i Pizës për pjesën e dytë të sezonit. Mediat italiane bëjnë të ditur se futbollisti do të zyrtarizohet si afrim i merkatos së janarit, pasi të kalojë kontrollet mjekësore. Kartoni i tij do të zotërohet përsëri nga Interi. Manaj vjen nga një përvojë e dështuar te skuadra e Peskarës.

Piza që merr pjesë në Serinë B, duket si një mundësi për të luajtur sa më shumë minuta për 19-vjeçarin pa u larguar nga Italia.

Tv Klan