Rei Manaj e nisi me një penallti të humbur aventurën e tij te Pisa. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si titullar nga trajneri Genaro Gattuso duke patur edhe mundësi shënimi në fitoren 1 – 0 me Ternana sfidë e vlefshme për javën e 22 të Serie B.

19-vjeçari gaboi në fund të takimit duke goditur keq një 11-metërsh të fituar prej tij. Në fund të përballjes trajneri Gattuso e vlerësoi personalitetin e Manajt dhe atë që tregoi në fushë duke justifikuar edhe gabimin te penalltia.

Më i miri në fushë për Pisa ishte Samir Ujkani, shpëtimtar në disa raste. Edgar Çani luajti si zëvendësues prej minutës së 69’. Fitore edhe për Avellino e Berat Gjimshitit, që u largua me 3 pikë nga fusha e Brescia falë suksesit 2 – 0.

Mbrojtësi i Kombëtares tregoi edhe një herë se është një barrikadë në prapavijë, por përpiqet edhe të shënojë. Disfatë për Bari e Migjen Bashës, i cili qëndroi në fushë gjatë të gjithë sfidës me Cittadella e humbur me rezultatin 2 – 0./ TV KLAN