Rei Manaj i dha 1 pikë me vlerë skuadrës së Pescara në fushën e Genoa. Sulmuesi shqiptar, i cili zëvendësoi Ledian Memushajn gjatë pjesës së dytë realizoi golin e barazimit 1 – 1.

Genoa në ato momente ishte me 9 futbollistë për shkak të kartonëve të kuq. Roma u mund 3 – 1 nga Torino në takimin e mesditës. Goli i kapitenit Totti nuk shërbeu shumë.

Një goditje e fortë për ekipin e Spalletti që pësoi humbjen e dytë radhazi jashtë fushe. Inter nuk mori më shumë se një barazim 1 – 1 me Bologna. Në San siro shënuan fillimisht miqtë Destro, ndërsa Perisic shmangu humbjen me golin e tij.

Lazio fitoi 2 – 0 me Empoli. Në portë ishte Thoma Strakosha, i cili bëri një paraqitje të mirë. Te skuadra toskane Frederik Veseli e ndoqi takimin nga stoli. Juventus me fitoren e ngushtë 1 – 0 të shtunën mban kreun e renditjes./tvklan.al