guardiola_1

Manchester City do t’i japë 25 milionë euro në sezon trajnerit, Pep Guardiola, sipas marrëveshjes për të marrë drejtimin e ekipit verën e vitit të ardhshëm.

Mediat britanike shkruajnë se tekniku spanjoll ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me ekipin britanik, ku në total do të përfitojë 125 milionë euro.

Edhe pse kalimi te Manchester City quhet një çështje e mbyllur, nuk mungojnë zërat që e shohin Guardiolën si pasuses të van Gaal në stolin e Manchester United. Klubi londinez është i pakënaqur me punën e bërë nga hollandezi në stolin e United.

Tv Klan