Fundjava që lamë pas solli futbollin më të bukur deri në këtë moment në kampionatet europiane. Tifozët kanë shumë për të debatuar, por cila është skuadra më e fortë e momentit?

Sipas një renditjeje bazuar në rezultet e deritanishme, Manchester City që kryeson Premier League, zë vendin e parë. Shkatërrimi 7-2 Stoke Cityt e bën ekipin e Guardiolas të parin formacion në 123 vjet që shënon 29 gola në 8 ndeshjet e para në angli.

Në vend të dytë është Napoli që po shfaq futbollin më të bukur të momentit në të gjithë Europën, madje po tregohen edhe shumë efektivëfitorja ndaj Romës me golin e Insigne, mban në 100% tabelën e fitoreve në serie A.

Goli i Luis Suarez që i dha barazimin Barcelonës ndaj Atetico Madrid. Katalanasit gjithsesi janë në vend të tretë.

Në shkallën e katërt të kësaj renditjeje është PSG. Cilësia e lojtarëve të klubit francez prevaloi në minutën e 92 ndaj Dijon.

Për faktin se ende nuk ka asnjë humbje në kampionat, Manchester United zë vendin e 5 ndër skuadrat më të forta të kontinentit.

Goli i Critiano Ronaldo i pari për këtë sezon i dha fitoren Real Madrid ndaj Getafe duke e mbajtur ekipin e Zidane në vend të 6.

Pjesë e kësaj renditjeje janë edhe Borussia Dortmind, Tottenham, Inter dhe Atletico Madrid, që plotësojnë grupin e 120 ekipeve më të fortë të kontinentit deri në kete fazë të sezonit.

EKIPET MË TË FORTË NË EUROPË

1 MANCHESTER CITY

2 NAPOLI

3 BARCELONA

4 PSG

5 MANCHESTER UNITED

6 REAL MADRID

7 BORUSSIA DORTMUND

8 TOTTENHAM

9 INTER

10 ATLETICO MADRID

Tv Klan