Në finalen e Kupës së Ligës së Anglisë kalon Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiolas mundi me rezultatin 3 – 2 Bristol Cityn që tregoi edhe një herë shpirt gare. Një tjetër sukses po jo i lehtë për ekipin kryesues të Premier League. Fitorja u vendos vetëm me golin e De Bruyne në minutën e gjashtë të shtesës edhe pse barazimi e çonte në finale Manchester City.

Sevilla e Vincenzo Montello po jep rezultate. Pas fitores me Espanyol në kampionat kaloi në kupë edhe Atletico Madrid. Sevilla mundi rivalët madrilenë edhe në takimin e kthimit, por me rzultatin 3 – 1 duke siguruar kalimin në gjysmëfinale. Ekipi i Montellas e nisi me gol takimin që në minutën e parë, por pjesa e parë përfundoi në barazim. Në të dytën lojtarët e Sevillas shënuan edhe dy gola për të siguruar kalimin në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

/Tv Klan