Derbi i 172 i Mançesterit është i City. Në “Old Trafford” skuadra e drejtuar nga Pep Guadriola triumfoi duke mundur rivalin e përjetshëm me rezultatin 2 – 1.

Guadriola mundi Mourinho, ashtu si në pjesën më të madhe të rasteve në kampionatin spanjoll. Pavarësisht se mundësinë e parë e pati United me Progba, ishte City që shënoi me De Bruyne.

Mesfushori belg shfrytëzoi gabimin e Blind duke mundur De Gea pas 15 minutash lojë. Presioni i lojtarëve të Manchester City nuk ra dhe në minutën e 36’ Iheanacho përfitoi nga një tjetër gabim i mbrojtjes së Dajve të Kuq. disavantazhi i dyfishtë i bëri më kërkues lojtarët e Manchester United.

Ibrahimovic mundi portierin Bravo pak minuta para pushimit mes dy pjesëve. 45 minutëshi i dytë nisi vrrullshëm për të dy ekipet.

Lojtarët e Manchester United protesuan edhe për 11-metërsha, por nuk i vlerësuan të tillë nga gjyqtari Mark Clattenburg, i cili anuloi edhe një gol të Rashford, pasi Ibrahimovic pengonte fushëpamjen e portierit Bravo.

Mundësitë e shënimit nuk munguan gjatë pjesës së dytë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Manchester City me këtë fitore i ka pikët e plota pas 4 javësh kampionat, ndërsa ishte humbja e parë për United. /TV KLAN