Fitore e vuajtur e Manchester City në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës me Bristol që u zgjidh vetëm në fund. Ndeshja e zhvilluar në

City of Manchester Stadium

të martën përfundoi me rezultatin 2 – 1 për ekipin e Pep Guardiolas.

Bristol City tregoi se nuk është rastësisht në këtë pikë të turneut. Goli i Reid me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë bëri që miqtë të shkonin në pushim në avanatazh. Manchester City barazoi në minutën e 55’ me De Bruyne.

Bristol që në turin e kaluar eliminoi Manchester United rezistoi deri në kohën shtesë sulmeve të lojtarëve kundërshtarë. Kun Aguero vendosi fitoren me golin e tij. Argjentinasi hyri në fushë si zëvendësues. Ndeshja e kthimit që do të vendosë ekipin finalist do të zhvillohet më 23 janar.

Tv Klan