Manchester City fitoi përsëri në Premier League, por kësaj here në sekondat e fundit. Skuadra e Guardiola që kryeson renditjen mundi Southampton me rezultatin 2 – 1.

Goli i Sterling i dha fitoren City në minutën e gjashtë të shtesës. Diferenca me rivalin kryesor Manchester United mbetet 8 pikë kur është luajtur java e 14 e kampionatit. Chelsea qëndron në vendin e tretë pas fitores 1 – 0  me Swansea. Goli u shënua nga Rudiger në pjesën e dytë.

Chelsea e mbylli sfidën pa trajnerin Conte në stol, i cili u përjashtua për protesta. Arsenal e pati të lehtë të fitonte thellë 5 – 0  me Huddersfield, duke qëndruar në zonën Champions, ndërsa Liverpool mundi 3 – 0 Stoke City.

Tv Klan