Manchester City nuk njeh pengesa duke arritur edhe fitoren e 18 radhazi. Skuadra e Pep Guardiola mundi 1 – 0 Newcastle dhe tani diferenca me rivalin kryesor Manchester United është 15 pikë.

Edhe pse duhet të zhvillohen edhe shumë ndeshje, pasi Premier League mbërriti në javën e 20 titulli duket gjithmonë e më pranë. Sterling realizoi të vetmin gol edhe pse mundësitë ishin të shumta.

Një dominim që tregoi edhe një herë cilësinë e Manchester City që është në garë për të gjithë trofetë këtë sezon. kundërshtari i radhës do të jetë Crystal Palace që këtë sezon po përpiqet të qëndrojë në Premier League.

Tv Klan