Do të kishte dashur që skuadra e tij të fitonte më thellë megjithatë, 2-0 ndaj Chelsea kryesues është një rezultat më se i kënaqshëm për Jose Mourinhon.

Në “Old Trafford”, Chelsea u ndal dhe tashmë rrezikon edhe titullin pasi ka pranë me 4 pikë Tottenham. Vetëm 7 minuta lojë iu deshën djajve të kuq për të gjetur rrjetën e Chelseas. Rashford nuk e pati shumë të vështirë teksa për londinezët mungonte portieri Courtois.

U pa nga ritmi i lojës që Manchester kërkonte një fitore me shumë gola por gjithsesi i dyti erdhi me shumë fat.

Goditja e Herrera përfundoi në rrjetë pas një devijimi.

Manchester kontrolloi lojën duke arritur kështu fitoren e parë pas 13 ndeshjesh të luajtura me Chelsea.

Tv Klan