Manchester United ka bërë një lëvizje që nga mediat spanjolle është konsideruar goditje aty ku të dhëmb më shumë ndaj Real Madrid. E përditshmja Daily Star ka publikuar lajmin se zyrtarët e klubit kanë thirrur në një takim portierin De Gea për ti bërë një ofertë të parefuzueshme në mënyrë që spanjolli të mos largohet nga Manchester. 350 mijë euro në javë do të jetë rroga e tij  që në vit janë 19 milionë e 600.

De Gea është nën kontratë me United deri në 2020. Ai nuk e ka dhënë ende përgjigjen përfundimtare klubit anglez teksa po vlerëson edhe ofertën spanjolle. 55 milionë nga Real Madrid janë një shifër rekord për një portier.

Jose Mourinho ka deklaruar se e vlerëson portierin dhe se ka bindjen që ai nuk do të bëjë bisedime të fshehta me madrilenët.

Me këto shifra duket se merkato e verës do të nxehet edhe më shumë.

Tv Klan