Manchester United po kalon ditë të vështira me humbje të njëpasnjëshme. Skuadra e Jose Mourinho u mund me rezultatin 3 – 1 nga Watford, që nuk festonte përballë Djajve të Kuq prej 30 vitesh.

Një sukses i kërkuar me ngulm nga ekipi i Walter Mazzarri i vendosur në minutat e fundit. Manchester United i mbushur me yje nuk ishte i fuqishëm të bënte kthesën pas humbjeve me City në kampionat dhe Feynoord në Europa League.

Një ecuri e tillë me tre humbje radhazi në të gjitha aktivitet nuk përsëritej prej Gushtit të 2006. Jose Mourinho veshi me përgjegjësi edhe gjyqtarët me vendimet e tyre në deklartat e tij pas rakimit.

Manchester United nuk po ruan vijueshmërinë pavarsisht afrimeve të bujshme gjatë verës. Prova e radhës është të mërkurën në sfidën e Kupës së Ligës me Northampton Town.

Tv Klan