Manchester Uniuted është fitues i UEFA Europa League. Anglezët nuk e patën të vështirë me Ajaxin. Skuadra e Mourinhos kontrolloi më mirë lojën por fitorja u vendos nga individët.

Në pjesën e parë të takimit një goditje Pogba nga jashtë zone drejt portës u devijua duke e bërë më të vështirë të pritej nga portieri i Ajaxit.

Të dy ekipet në 45-minutëshin e parë ishin të kujdesshme duke mos dashur të rrezikojnë.

Me fillimin e së dytës, goli Mikhitarian habiti të gjithë. Ishte një korne që u kthye në gol nga mesfushori pas një kthese të shkëlqyer.

Ajax tentoi të gjente golin që do të kishte dhënë shpresë për të kthyer rezultatin por në fazën mbrojtëse Manchester ishte më i organizuar duke mos lënë hapësira. Në fakt, Manchester u kujdes që Ajaxi të mos kishte asnjë mundësi reale për të rrezikuar portën e tyre.

Kjo është hera e parë që Manchester United fiton këtë kompeticion.

Tv Klan