Manchester United fitoi derbin e parë me rivalët e City, edhe pse në një turne miqësor. Djajtë e kuq triumfuan me rezultatin 2 – 0 në International Champions Cup. Golat, në sfidën e luajtur në Hjuston, u shënuan në fundin e pjesës së parë. Fillimisht realizoi blerja e re Lukaku, i cili i shmangu të gjithë para se të dërgonte topin në rrjetë.

Rashford i dha më shumë siguri ekipit të Jose Mourinho, duke realizuar vetëm 2 minuta më pas. Futbollistët e Manchester City u përpoqën të reagonin gjatë pjesës së dytë, por sërish më të rrezikshëm ishin ata të United. Sinjale pozitive për Mourinho, ndërsa Guardiola duhet të punojë akoma për ekipin e sezonit të ardhshëm.

Tv Klan