mancini

Roberto Mancini dëshiron që mos ketë largime gjatë janarit. Nga Doha, trajneri i Inter thotë se nëse futbollitët duan të vijojnë të luajnë me fanelën zikaltër do të jenë të mirëpritur. Mancini pranoi të njëjtën gjë edhe për Rei Manajn.

“Uroj që të qëndrojnë të gjithë. Manaj mund të qëndrojë akoma këtu, që të mësojë nga lojtarët e mëdhenj”

– tha Mancini për Inter Channel.

Rei Manaj, i cili u afrua tek Inter gjatë verës ka luajtuar disa minuta në kampionat dhe 24 minuta në kampionat dhe një ndeshje në Kupën e Italisë.

Sulmuesi i ri i Kombëtares kërkohet nga disa ekipe të Serie A ku më i interesuari është Forsinone. Rei Manaj është cilësuar gjithmonë si një futbollist me të ardhme nga Roberto Mancini.

Tv Klan