Kjo e dielë është dita e fundit e punës së Roberto Mancinit si trajner i Zenit Shën Peterburgut. Klubi rus ka njoftuar se me trajnerin italian marrëdhëniet financiare do të ndërpriten që prej kësaj të hëne.

Kur duhet edhe një javë nga përfundimin i kampionatit në Rusi, Mancini e lë skuadrën në vendin e 5 në renditje që i siguron pjesëmarrjen në Europa League. Ky njoftim është thuajse zyrtarizimi i lajmeve se Mancini do të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane. Njoftohet se marrëdhënia është zgjidhur në mënyrë konsensuale dhe pa asnjë pagesë nga palët. Tekniku drejtoi skuadrën e Zenit në 44 ndeshje zyrtare, duke regjistruar 21 fitore, 1 barazim dhe 10 humbje.

Zyrtarizimi i tij si trajneri i Kombëtares Italiane pritet të vijë më 20 Maj, kur përfundon Seria A. Pas dështimit në kualifikuese të Botërorit, detyra e Mancinit do të jetë Europiani 2020.

Tv Klan