Ka nisur me tension seanca e sotme plenare ku do të diskutohet mbi raportin e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që autorizon Kuvendin të heqë mandatin për deputetetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Kërkesa e opozitës për të prezantuar një raport të sajin, të veçuar nga mazhoranca, ka ngjallur debate në sallën e Kuvendit.

Kryeministri Rama kërkoi që të respektohet rregullorja, në të kundërt Partia Socialiste do të braktiste punimet.

Ish – Kryeministri Berisha e quajti këtë një deklaratë. Në seancë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili e ndoqi debatin nga karriget e deputetëve.

Ai falenderoi drejtuesin e seancës Vangjel Dule për tolerancën e treguar edhe në Kuvend, por edhe në Këshillin e Mandateve.

Tv Klan