MANDOIAvioni i rënë në plazhin e Divjakës mund të jetë një rast i përsëritur i trafikut drogës përmes ajrit nga Shqipëria drejt Italisë. Eshtë Zv/prokurori i Antimafias italiane Francesko Mandoi i cili thotë se provat e prokurorisë shqiptare janë një arsye e fortë që edhe në Itali të nisin hetimet për këtë çështje.

I ndodhur në Tiranë në kuadër të një takimi rajonal, Mandoi tha se deklarimet e bëra një ditë më nga kreu i Antimafias së Leçes për raste të pakonstatuara të trafikut nga ajri bazohen mbi të dhëna lokale dhe nuk i referohen informacionit për zonat e tjera të Italisë.

Sipas Zv/prokurorit italian kriza ekonomike që ka prekur vendet e rajonit ka riaktivizuar trafiqet e drogës dhe qënieve njerëzore në Shqipëri dhe vendet e tjera të mesdheut.

Një ditë më parë kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se bazuar mbi prova po vijojnë hetimet për përfshirjen e infrastrukturës së Ushtrisë në trafik droge.

TV KLAN