1

Në Vjenë janë zhvilluar manifestime në mbështetje të refugjatëve sirianë dhe atyre nga Lindja e Mesme.

Mbi 20 mijë manifestues morën pjesë në tubimin, kundër dhunës dhe masave të ashpra të ndalimit refugjatëve, që ndërmarrin disa shtete europiane.

Manifestuesit mbanin në duar pankarta ku lexohej “askush nuk është ilegal” dhe “të drejtat e njeriut nuk kanë kufi”.

Një ditë më parë, në katedralen e Vjenës u zhvilluan homazhe, për ndër të 71 viktimave të gjetur në kamionin frigoriferik në Pandorf.

Qindra refugjatë qëndruan të hënën në një tren në stacionin e kryeqytetit austriak, të ardhur nga Hungaria, me destinacion Gjermaninë.

Tv Klan