Teksa opozita thotë se zgjedhja e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm është në shkelje më Kushtetutën, deputeti i PS, Ulsi Manja tha të kundërtën.

Sot në orën 15:00 do të nisë seanca dëgjimore me 7 kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se i gjithë procesi i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm është ligjor.

“Për ne nuk ka rëndësi emri, por procesi që do të na çojë tek një profil kandidati me integritet të lartë profesional”.

Gjatë një deklaratë për shtyp Manaj tha se i gjithë procesi do të jetë transparent  dhe ftoi sot të gjithë kandidatët për të qenë të pranishëm në dëgjesë.Gjithashtu ai i bëri thirrje opozitës të jetë e pranishme.

7 janë kandidatë që kanë aplikuar zyrtarisht për Kryeprokuror të Përkohshëm. Afati i fundit për të pranuar dokumentacionin ishte ora 18:00 e ditës së martë, kur Kuvendi mbylli zyrtarisht aplikimet.

Prokuroret që kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar janë Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koça, Granit Shahu,  Besnik Muçi, Ermira Tafani dhe Artur Selmani./tvklan.al