Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, i hetuar në lidhje me pajisjen e dyshuar si përgjuese.

Por ai siguron se hetimet për këtë çështje vazhdojnë, me intensitet dhe se u ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve italiane të thellojnë hetimet.

Pas akuzave të opozitës ndaj qeverisë, se ka ushtruar presion për lirimin e Drejtorit të Policisë Çako, Manjani ftoi gjyqtarët dhe prokurorët të denoncojnë çdo përpjekje për ndikim në vendimet e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u kthye një ditë më parë në detyrë nga Gjykata e Apelit, e cila argumentoi se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Tv Klan