Nisin bisedimet mes shqiptarëve dhe LSDM – së për qeverinë e re  



Kreu i LSDM – së, Zoran Zaev i mandatuar nga Presidenti Maqedonas për formimin e qeverisë re ka hapur sot negociatat me partnerët e koalicionit të ri mbi formimin e kabinetit qeveritar.

E  para nga partitë Shqiptare që ka nisur bisedimet me LSDM ishte BDI e Ali Ahmetit. Takimi i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, nisi në orën 12:30 për të përfunduar pas gati 2 orë e gjysëm pa deklarata nga palët. I pyetur nga gazetarët pas daljes nga selia e LSDM – së, Ahmeti tha se do të njoftoheni përmes deklaratës për shtyp, më vonë gjatë ditës.

Më herët, zëdhënësi i LSDM – së, Petre Shilegovi i cili doli i pari nga selia tha se shpreson që shumë shpejtë të përfundojnë negociatat rreth formimit të qeverisë dhe vendi t’i kthehet normalitetit. Shigelov tha se do të negociohet me të gjitha partitë që kanë firmosur për të formuar shumicën e re Parlamentare.

Zoran Zaev u mandatua nga Presidenti Ivanov, pesë muaj pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare, për të fomuar qeverinë e re, të kundërshtuar fort nga kreu i VMRO – së, Nikola Greuvski.

/Tv Klan

 

 

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*