BESA dhe lideri i saj Billal Kasami kanë bojkotuar sot takimin e liderëve shqiptarë në Maqedoni.

“Alsat-M” tha se temë e këtij takimi ishte hartimi i propozim-ligjit për gjuhën shqipe, me të cilin synohet të avancohet përdorimi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror dhe të barazohet me atë maqedonase.

Takimi i thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po mbahet në ambientet e hotelit “Aleksandar Pallas” në Shkup.

Përvec të tjerash në takim  do të shqyrtohet implementimi i përcaktimeve programore të bazuara në “Deklaratën e Përbashkët” të partive shqiptare. Nga BDI-ja në këtë takim marrin pjesë kryetari dhe organizatori i këtij takimi Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, nënkryetarja Teuta Arifi, nënkryetari tjetër Izet Mexhiti.

Nga Aleanca për Shqiptarët të pranishëm janë Ziadin Sela dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Kurse nga PDSH-ja prezent është Luan Tresi.

Ftesës së Ali Ahmetit nuk i është përgjigjur Lëvizja BESA. Kjo parti propozoi që një takim i të tillë të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.