Banorët e fshatrave të Dologozhdës dhe Livadhisë frikësohen se reshjet e shiut mund të shkaktojnë përmbytje të këtij rajoni, njësoj siç ndodhi edhe në Shkup.

Ata thonë se kanali i papastruar 5 kilometërsh, i ndërtuar në vitet e pesëdhjeta, nuk është pastruar asnjëherë. Një situatë e rrezikshme është krijuar në vitin 2010, kur nga reshjet thuajse janë përmbytur shtëpitë e këtyre fshatrave, raportojnë mediat maqedonase.

Banorët kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa, në mënyrë që të pengohet një përmbytje si ajo e rajoneve të Shkupit./tvklan.al