I pyetur nëse Presidenti Gjorge Ivanov do ta tërheqë vendimin e tij lidhur me faljen e politikanëve, ai është shprehur i bindur se do t’i përmbahet asaj që ai ka deklaruar.

“Gjithçka që kisha e thashë në deklaratën time, kështu që mbetem në atë qëndrim”,

u përgjigj Ivanov.

Ndërsa sa i përket reagimeve të shumta që shkaktoi vendimi i tij në opinion,  ku opozita kërkoi dorëheqjen e tij, komuniteti ndërkombëtar tha se Marrëveshja e Përzhinos tashmë është e vdekur, Ivanov ka preferuar të mos komentojë.

“Nuk do të komentoja në këtë rast kur në vend kemi mysafirë të huaj

”, u shpreh ai.