Presidenti i Maqedonisë , Gjorge Ivanov ka tërhequr vendimin për faljen e politikanëve të cilët po hetohen për krime të ndryshme.

Kabineti i presidentit ka njoftuar se tërhiqet lista me 56 të falur, në bazë të vendimit të miratuar më 12 Prill.

Një javë më parë Ivanov tërhoqi faljet për 22 politikanë, ndërsa sot ka ai ka tërhequr faljet edhe për të tjerët.

“Në bazë të ligjit, të gjithë personat e mbetur kishin mundësi të kërkonin anulimin e vendimit për falje. Përkundër paralajmërimeve deklarative të një pjese të tyre, deri tani, asnjë nga ata nuk dorëzoi kërkesë për anulimin e vendimit për falje.

Këto 10 ditë ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme të këtij vendimi në skenën politike të polarizuar, si dhe përpjekjeve për përfitimin e pikëve politike mbi këtë vendim, i cili, sikurse atëherë, edhe tani, jam i bindur se do të kontribuojë për pajtim kombëtar dhe do të ofrojë dalje nga kriza politike e Maqedonisë.

Prandaj, sot mora vendim të anuloja edhe vendimet e mbetura për falje, të marra më 12 Prill

”, tha Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

“Ndryshe nga 12 prilli, sot kemi një realitet të ri në Maqedoni, në kushte të kërcënimeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, por vendi ka institucione, të cilat mund t’iu bëjnë ballë edhe këtyre sfidave”-shtoi ai./tvklan.al