Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është në prag të formimit të qeverisë së re të Maqedonisë, të cilën më herët tha se do ta krijojë pa mandatin e presidentit Ivanov.

Te paktën kështu sugjerojnë burime për Radion Evropa e Lirë, të cituar nga mediat e Maqedonisë e që thonë se ditën e enjte, me shume gjasa, parlamenti i vendit do të mblidhet për te zgjedhur kryetarin e ri.

Po të njëjtat burime thonë se Zaev po zhvillon bisedime me partitë politike shqiptare për emrin e kryetarit te ri te parlamentit.

Sipas social-demokrateve të Zaevit, presidenti Ivanov, i cili edhe një ditë më parë deklaroi se nuk do t’i japë mandatin, do të duhet që në një afat brenda 10 ditësh pas mbledhjes se parlamentit dhe konstatimit të një shumice të re parlamentare, të mandatojë i detyruar kreun e LSDM për formimin e qeverisë se re.

Iniciativa për senacën e posaçme parlamentare është ndërmarrë nga 20 deputete.

Sipas partive politike shqiptare, gjatë bisedimeve me Zaevin është theksuar se një nga postet kyçe si  ai i presidentit, kryetarit te parlamentit apo i kreut te qeverise duhet t’ju takojë shqiptarëve.

LSDM dhe Partitë shqiptare të Maqedonisë, e shohin krijimin e qeverise se re nëpërmjet parlamentit si te vetmen zgjidhje për zhbllokimin e krizës politik

Nga ana e saj VMRO i ka kërkuar LSDM-së që të heqë dorë nga platforma e shqiptareve, e cila veç te tjerash do te njoh zyrtarisht gjuhen shqipe.

Tv Klan