Parlamenti i Maqedonisë ka refuzuar kërkesën e opozitës për hapjen e procedurës së shkarkimit të presidentit, Gjorge Ivanov, pas disa javë protestash kundër tij.

Mbrëmjen e shkuar, raporton

Klan Kosova

, deputetët nuk arritën votat e nevojshme për të mbështetur procedurën në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë.

Socialdemokratët në opozitë kishin kërkuar shkarkimin e Presidentit, pas vendimit për t’i dhënë amnisti dhjetëra zyrtarëve të lartë, të akuzuar për korrupsion. Ky vendim shkaktoi protesta në Maqedoni dhe dënim nga ndërkombëtarët.

Më vonë, Presidenti Ivanov u tërhoq nga amnistia.

Kërkesa në Parlamentin e Maqedonisë ishte mbështetur edhe nga partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim. /tvklan.al