Akuzat për financim të disa subjekteve politike nga jashtë vendit janë marrë me një dozë serioziteti në Maqedoni. Më saktësisht është krijuar një dozë frike se përmes këtyre financave, po zhvillohet ndikim i qarqeve të dyshimta dhe ekstreme në vend, me çka po imponohen ideologji të rrezikshme.

Opinionisti nga Maqedonia, Albert Musliu, thotë se u takon autoriteteve që të dëshmojnë nëse janë apo jot ë sakta informatat në fjalë, mirëpo sipas tij, Maqedonia rrezikohet nga implikime serioze, si në sferën politike, ashtu edhe në shoqëri, nëse dëshmohen këto akuzat.

Sipas Musliut, pikërisht droja e ndikimeve të dyshimta, ka bërë që edhe Maqedonia, ashtu si edhe vende tjera të zhvilluara e demokratike, ta rregullojnë me ligj çështjen e financimit të partive politike

Së fundi ka pas shumë zëra për hyrje të parave nga jashtë me qëllim të financimit të fushatave të partive të ndryshme. Ndër to është, më së shumti janë përmend lëvizje të reja politike, për të cilat thuhet se janë financuar me para të dyshimta, përfshirë edhe qarqe ekstreme nga Lindja.

Tv Klan