Shkup – Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se nuk do të lejohet të ketë presione mbi qytetarët për mënyrën se si të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai bëri të ditur se do të ndëshkohet çdo polic që do të marr pjesë në fushatën zgjedhore të ndonjë partie politike.

“Një ngjarje karakteristike ka ndodhur në Prilep, ku dy qytetarë kanë denoncuar për dhënie ryshfet në emër të VMRO – DPMNE-së për votë në zgjedhje.Aktualisht është ngritur kallëzim penal, është njoftuar prokurori publik dhe janë duke u ndërmarrë masa për zgjidhjen e çështjes”, deklaroi ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.